E Diel, 1 Nëntor 2026

Media ka shumë pak analistë, ka tepri me eseistë

Shoqëria shqiptare është ende më shumë policeske se demokratike, më shumë kureshtare se aktive, më shumë spektatore se mbrojtëse e mendimit ndryshe, më shumë teatrale se realiste. Ajo që kam vënë re me keqardhje, është se opinionistët që kanë rezultuar më të suksesshëm në përballjen me publikun shqiptar, në fakt nuk janë analistë.

Disa prej tyre, dhe këtu hyjnë edhe ata që sot janë ikona të opinion-bërjes në Tiranë, janë eseistë të shkëlqyer, por jo analistë. Ata prekin zemrat, por jo mendjen.

Ne kemi shumë eseistë. Dhe pak analistë. Këtë handikap të madh, media, sidomos ajo e shkruar, për nga vetë natyra që ka, vazhdon ta vuajë ende edhe sot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›