E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat Jeremic jo me minister i jashtem pas 18 dhjetorit

Shefi i diplomacise serbe Vuk Jeremic do te largohet nga detyra pas zgjedhjeve ne Partine Demokratike te parashikuara per ne 18 dhjetor.

Lajmi behet publik nga gazeta serbe Blic e cila thekson se kandidati me serioz per te zevendesuar Jeremicin eshte drejtori politik ne Ministrine e Puneve te Jashtme Borko Stefanovic.

Gazeta citon burime te aferta me presidentin Boris Tadic se vendimi per nderrimin e Jeremicit eshte marre pas skandalit te bojkotimit te ceremonise se ndarjes se cmimit Nobel per Paqe.

Ndersa pakenaqesia ka filluar per shkak te paraqitjes se nxituar te rezolutes serbe per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se me gjithe marreveshjet paraprake me BE-ne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›