E Diel, 1 Nëntor 2026

Cervenkovski Opozita vazhdon betejen per zgjedhje

Kryetari i LSDM-se ne Maqedoni Branko Cervenkovski deklaroi se me partneret e tij te opozites do te vazhdoje betejen per zgjedhje te parakohshme.

Ai kete e deklaroi mbreme ne qytetin e Strumices gjate nje ceremonie me rastin e inaugurimit te sheshit te ri te ketij qyteti.

Jam i habitur nga pergjigja negative nga VMRO-DPMNE dhe mospranimi i kerkeses se opozites per thirrjen e zgjedhjeve te parakohshme. Beteja jone vazhdon dhe vazhdimisht do te forcojme presionet ndaj Qeverise qe te bjere dakort per tu ballafaquar me popullin Cervenkovski.

Ai shtoi se vendi eshte zhytur ne varferi dhe jane bllokuar proceset euroatlantike qe e bejne te izoluar krejtesisht Maqedonine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›