E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat arabe Rrezimi i Assad i afert

Dezertimi i Kryeministrit sirian Rijad Hixhab është fillimi i fundit te Bashar Al Assad. Shumë prej mediave arabe – me qendër në Londër- thonë se rrëzimi nuk do të vonojë.

Ali Ibrahim i "Al Sharq Al Awsat" e krahason udheheqesin sirian me Muamar Gaddaffin e Libisë. Gazeta ngre një pikepyetje të madhe për marredheniet miqesore mes Iranit dhe Sirisë: Si do te pozicionohet Irani me qeverine e re siriane, e cila do te refuzojë t'i sherbeje dhe ta konsideroje si armikun me te madh? Rrezimi i Assad-it do te shkaktoje nje tërmet politik ne Iranin. "Al Quds Al Arabi" pranon se presidenti sirian nuk do të vere gjumë në sy, SiriaIrani, mbështetje pa kushte ndaj AssadSiri, qeveria shtrëngon radhët Siri, kryeministri: Ja përse braktisa regjimin ditët e ardhshme.  

Iljaz Harfush i "Al Hayat" thote se Hijab nuk i perkiste rrethit te ngushte te presidentit sirian. Një këmbanë alarmi për regjimin do të ishin dezertimet nga radhet e familjes, sektit alavitë apo zyrtareve te sigurise qe mbikeqyrin zbatimin e urdhrave ushtarake në terren.

Për të përditshmen e pavarur në Liban, "Al Anëar" dezertimet ne rritje i ngjajne nje orteku qe po zmadhohet, qe do te godase fort regjimin, pas sulmit ne Byrone e Sigurise Kombetare ne Damask. Ne Jordani gazeta "Al Ghad" i referohet serish ngjarjes se korrikut dhe arratisjes se kryeministrit, deshmi e shembjes se brendshme te regjimit.

Ne Katar, vend qe përkrah haptazi opozitën siriane gazeta "Al Rayah" ne editorialin e saj i ben thirrje Assadit te ike duke kersyer jetet e njerezve. Në Izrael e perditshmja liberale "Haaretz" shkruan se qeveria po shperbehet. Ne Turqi gazeta proqeveritare "Zaman" pyet se cfare do te vije pas Assadit.

Ne Rusi "Vedomosti", e perditshmja e biznesit e quan plotesisht normale dezertimin e zyrtareve dhe i meshon faktit se ushtria ka rimarre Damaskun. Gazeta kineze "Jiefang Ribao" shkruan se Hijab dezertoi i vetem pa patur ne krah asnje ushtar.Shtylla me e rendesishme e rregjimit, trupat e armatosur, betohen per besnikeri ndaj Asad, nje kontrast i forte me krizen ne Libi. E perditshmja me influence ne Rusi 'Komersant' shkruan se lista e atyre qe kundershtojne te mbeshtesin presidentin po rritet ne menyre te rrufeshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›