Marrëveshje me NALIS

Marrëveshja për bashkëpunim të vazhdueshëm do të realizohet në fusha të ndryshme të zhvillimit të bibliotekarisë dhe të shkencave të informacionit.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi kryesisht është integrimi i burimeve bibliografike të bibliotekave të të dy shteteve, dhe shtimi i numrit të përdoruesve të bibliotekave moderne (të ofruara nga NALIS) për nxitjen e avancimit të standardeve në veprimtaritë shkencore, arsimore dhe edukative në të dy shtetet. Gjithashtu, marrëveshja përfshin edhe integrimin e regjistrimeve bibliografike dhe administrative nga katalogu elektronik i BKUK’së në katalogun e përbashkët të Fondacionit NALIS.
Marrëveshja hap një mundësi të mirë për bashkëpunim konkret e rezultativ, sidomos në aftësimin profesional, me qëllim të avancimit të dijes për bibliotekarinë dhe të njohurive në fushat e veçanta të sistemit të automatizuar bibliotekar ALPEH 500, (më konkretisht, në avancimin e teknologjisë informative).