Mediat britanike Ilir Kumbaro u ka kushtuar taksapaguesve britanike 100 mije sterlina
Ne shkrimin me titull Bosi i tortures ju kushtoi 100 mije sterlina citohet se Kumbaro ka genjyer per origjinen e tij kosovare nderkohe ai arriti te merrte shtetesine britanike me emrin Shaqa Shatri per te udhetuar me pas deri ne Kinen e larget.
Plot 100 mije sterlina u ka kushtuar sipas medieve britanike Ilir Kumbao taksapaguesve te ketij shteti. Gazeta The Daily Star Sunday shkruan se autoritetet britanike kane shpenzuar rreth 100 mije sterlina nga te ardhurat e taksapaguesve vendas ne perpjekjen per te kapur ish-punonjesin e SHIK-ut Ilir Kumbaro i kerkuar lidhur me akuzat per rrembim personi dhe torture ne Shqiperi. Ish-bosi i sherbimit sekret tashme eshte objekt i nje operacioni mbarekombetar per gjetjen e tij pasi Scotland Yard leshoi nje apel publik per gjetjen e tij - shkruan gazeta The Daily Star Sunday.
Ne shkrimin me titull Bosi i tortures ju kushtoi 100 mije sterlina gazeta ben te ditur se Kumbaro genjente sa i takonte origjines se tij kosovare dhe se nepermjet ketij mashtrimi ai arriti te merrte shtetesine britanike me emrin Shaqa Shatri per te udhetuar me pas deri ne Kinen e larget. Gazeta vijon me nxjerrjen e fakteve te tjera se ish-shikasi shqiptar mori nje banese nga shteti britanik dhe per 1 dekade merrte ndihma per paaftesi fizike dhe depresion pasi pretendonte dhe mashtronte mjeket me pretekstin se femijet se bashku me bashkeshorten i ishin vrare ne Kosove ndaj per kete arsye ai vuante pasojat e nje depresioni te forte. Por nder te tjera thuhet se skema e mashtrimit u zbulu pasi kur policia bastisi shtepine e tij ne Londer gjeti atje gruan me emrin Vjollca e cila dyshohet se eshte bashkeshortja e Ilir Kumbaros. Nga ana tjeter mendohet se ka dy djem nga kjo martese te cilet mendohet se jetojne ne Britani. The Daily Star Sunday thekson se mjeket jo vetem qe nuk e dinin se Kumbaro i genjente por ata nuk dinin edhe akuzat qe rendonin mbi te i dyshuar per rrembim dhe torture te Avdyl Loshajt Ziso Kristopullit dhe Remzi Hoxhes.
Gazeta nxjerr ne drite faktin se djali i ish-shikasit Endriti ka humbur 10 mije sterlinat e vena garanci pas mosparaqitjes se tij ne gjykate. Pas kontrollit te policise britanike ne shtepine e Endrit ne Forest Hill ne juglindje te Londres nje grua e cila tha se ishte gruaja e Endrit u kishte thene se burri i saj kishte shkuar ne Paris dhe menjehere pas kesaj dite ishte larguar se bashku me femijet e saj. Sipas nje burimi te Agjencise Britanike te Kufirit cituar nga The Daily Star Sunday Kumbaro eshte nje njeri inteligjent i cili ka luajtur me sistemin duke u ofruar te dhena bindese punonjesve te emigracionit si dhe duke pretenduar se ishte viktime e torturave ne Kosove ne menyre qe te perfitonte ndihma.
Akuzat ndaj Kumbaros
Ish-shefi i sherbimeve sekrete akuzohet per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha ne vitin 1995 ndersa i eshte dhene leje qendrimi per ne Britani qe nga gushti i vitit 1996 pas pretendimeve te tij se ai ishte refugjat kosovar duke u paraqitur me emrin e rreme Shaqa Shatri. Gazeta britanike Daily Star Sunday zbulon se ish-shefi i sigurimeve sekrete shqiptare bosi i tortures Ilir kumbaro i cili ka perfituar azil politik ne Britanine e Madhe nen emrin nje kosovari Shaqa Shatri u ka kushtuar taksapaguesve britanike plot 100 000 sterlina.
Bosi i tortures i arratisur nga Shqiperia ilegalisht drejt Britanise se Madhe dhe perfitues si azilant politik kerkohet nga drejtesia per rrembimin torturimin dhe vrasjen e biznesmenit maqedonas Remzi Hoxha ne vitin 1995. Lajmi u publikua dje ne gazeten britanike ne referim te zhdukjes se Ilir Kumbaros nje dite para seances gjyqesore ne ngarkim te tij ne Angli para afro tri javesh. Policia e Londres Scotland Yard javen e shkuar leshoi nje thirrje publike per ndjekjen e tij. 58-vjecari Ilir Kumbaro kerkohet ne Shqiperi per rrembimin dhe torturimin e tre biznesmeneve njeri prej te cileve Remzi Hoxha i zhdukur qysh prej rrembimit te tij nga shefi i SHIK-ut Ilir Kumbaro ne vitin 1995.
Mashtrimi i Kumbaros
Kumbaro arriti ti fshihej mjaft mire drejtesise duke pretenduar te ishte nje refugjat kosovar i sulmuar fizikisht nga policia ne shtepi per shkak te bindjeve politike. Gazeta zbulon rrefimin e genjeshtert te Kumbaros kur u tha autoriteteve britanike se gjoja ai ishte paralajmeruar te burgosej e vritej nga policia serbe per shkak te pjesemarrjes ne protesta. Ne kete moment shteti britanik i dha atij azil politik duke i dhuruar edhe nje pasaporte britanike nen emrin e nje kosovari qe ende jeton ne trevat shqiptare ne Kosove Shaqa Shatri identiteti i rreme i Ilir Kumbaros ne Angli. Madje gazeta shkruan se Ilir Kumbaro kishte perfituar edhe nje banese dhe perfitime te tjera ne para per shkak se ishte paraqitur gjoja me depresion duke genjyer se kishte frike per gruan dhe djalin e tij. Ilir Kumbaro rrefeu se shihte endrra te keqija ku kusheririn e tij dhe miqte i pa te vdekur perdhe ndersa ate e qelloi policia serbe ne Kosove. Ish-shefi i sherbimeve sekrete shqiptare Ilir Kumbaro ka aplikuar ne Mbreterine e Bashkuar per perfitimin e baneses pasi mjeku i tij kishte deklaruar me shkrim se Kumbaro ishte nen nje depresion te jashtezakonshem.