Korçë, rrëmbejnë 11 vjeçaren për ta martuar me forcë me nipin 15 vjeçar
Share
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Dy persona janë në ndjekje penale pasi akuzohen se kanë rrëmbyer një të mitur për ta martuar me forcë. Prokuroria e Korçës po heton për Dritan dhe Entela Ajredinin pasi kanë rrëmbyer një 11 vjeçare me inicialet E.T për ta martuar me nipin e tyre, 15 vjeçarin G.A nga Rëmbeci.
Këta persona të moshës 25 dhe 23 vjeç ditën e dielë rreth orës 13.00, kanë marrë jashtë dëshirës së saj shtetasen e mitur banuese në qytetin e Bilishtit për ta çuar tek nipi i tyre 15-vjeçar.
Materialet i kanë kaluar Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Korçë.