Mediat britanike komentojne Pitkinin shqiptar

Pas disa semundjeve kardiake ai nderroi jete qetesisht ne nje shtepi kujdesi per moshuar. Karriera e tij artistike e nisur fillimisht si amator gjate Luftes se Dyte Boterore kur ai ishte ushtar eshte shume e pasur ku dominojne qindra role kryesisht komike duke percjelle humorin tipik anglez me origjinalitet te plote.
Te gjitha mediat britanike menjehere pas marrjes se lajmit per ndarjen nga jeta te Sir Norman Wisdom jane marre masivisht me shume me lidhjen qe ai kishte me Shqiperise se sa me karrieren e tij ne Britani. Per Shqiperine Pitkini ishte nje dritare per te pare perendimin shkruan The Times. Ndersa The Guardian e pershkruan Wisdom si mbretin e skenes se humorist britanik i cili ishte shume i njohur ne Shqiperi ku kishte me shume adhurues krahasuar me vendlindjen e tij.
The Indipendent ka si titull Veterani komik i preferuari shqiptareve vdes ne moshen 95 vjecare. Cuditerisht ai ishte nje figure kult ne Shqiperi ku filmat e tij ishin te vetmit filma perendimore qe lejoheshin komenton The Sun. Televizionet britanike kane transmetuar intervista me Zef Mazin ambasadorin e Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar te shoqeruara me pamje te Wisdom gjate vizites ne Tirane ku ai hyri ne stadium ne pjesen e dyte te ndeshjes ku Shqiperia luante kunder Anglise.
Pas Charlie Chaplin ai ishte komediani me i madh ne Shqiperi. Ende e mbaj mend rolin e Pitkinit dhe bosit te tij zotit Grimsdale. Sir Norman Wisdom ishte shume popullor per te gjithe grupmoshat duke i bere ate te qeshnin gjate periudhes komuniste ku nuk kishte shume arsye per te qeshur ka thene Mazi per televizionin BBC.
Nga komentet e Facebook apo faqet online te televizoneve per vdekjen e Sir Norman komentuesit shprehin habine e gjithe kesaj dashurie te madhe shqiptare per komikun e tyre madje edhe duke pyetur nese Shqiperia do te mbaje 3 dite zi Nderkohe mediat britanike jane vene ne kerkim te pamjeve apo fotove nga ndonje ceremoni e mudeshme perkujtimore ne Tirane.