E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiziano Ferro Jam homoseksual

Tiziano Ferro del me letra te hapura duke pranuar se eshte homoseksual.

Kengetari i njohur italian kopjon Ricky Martin dhe deklaron publikisht se i pelqejne lidhjet me seksin e njejte. Prej kohesh nuk ndihesha mire dhe e kuptova se duhej te rimerrja drejtimin e shume gjerave qe nga largimi prej miqve dhe familjes deri tek marredhenia me punen dhe marredhenia me homoseksualitetin. Pas dy viteve pune e veshtire me vehten time kam arritur ne perfundimin se dua te jetoj me mire shprehet Ferro ne nje interviste per Vanity Fair.

Ne vijim ai shton se pasi e pranoi se ishte homoseksual kerkon te mos e konsideroje me veten si nje monster. Dyshimet e para nisen ne adoleshence. Te dashures i thashe se me pelqenin meshkujt. Me qeshi ne fytyre dhe me tha se nuk mund te ishte e vertete. Nuk arrij ta kuptoj pse te jesh homoseksual shihet si nje semundje shton kengetari.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›