Mediat e huaja per Pavaresine e 100 te Shqiperise
100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë ka patur vëmendjen edhe të mediave të huaja, të cilat i kanë kushtuar hapësirë kësaj ngjarjeje të madhe të popullit tonë. Gjigandi britanik BBC e pasqyron ngjarjen me foto nga festimet në vend. Fotot kanë momente e detaje të veçanta nga festimet kryesisht në Tiranë e Vlorë.
Po ashtu edhe mediat amerikane si “Nju Jork” “Daily news” kanë shkruar për 100 vjetorin e Pavarësisë, duke iu referuar edhe festimeve të shqiptarëve në Bronks dhe në shtete të tjera në SHBA.
Ndërsa “Euroneës” e nis tekstin me bojkotin që ministri i jashtëm grek Dhimitris Avramopulos i bëri festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë.
Më pas shkrimi vazhdon” duke reflektuar natyrën delikate të politikave në Ballkan pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Presidenti i Maqedonisë George Ivanov po ashtu nuk u bë pjesë e festimeve dhe kjo pasi makina e kryeministrit Nikolla Gruevski u qëllua me vezë gjatë një vizite të këtij të fundit pak ditë më parë në Tiranë”.
Shkrimi i “Euroneës” i referohet një shënimi të kryeministrit Berisha për të përkujtuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria osmane duke nderuar themeluesin e Shqipërisë moderne Ismail Qemalin. Euroneës shkruan se kryeministri Berisha në këtë shënim shprehet “Shqipëria në të gjitha trojet e saj nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë”.
Mediat greke në ngjarjen për 100 vjetorin e pavarësisë i janë referuar deklaratave të kryeministrit Berisha. Kathimerini shkruan “Berisha ëndërron Shqipërine e madhe”, ndërsa në brendësi të tekstit thuhet:
“Papritur në një fazë përkeqësimi hynë dje marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, nën hijen e pretendimeve dhe të “vizionit” të Shqipërisë së madhe, nga vete kryeministri Sali Berisha. Gjë që u reflektua edhe nga vendimi i ministrit të jashtëm grek Dhimistris Avramopulos.
Ndërsa “Ta nea” shkruan “ Sali Berisha ndryshoi pas episodeve të ngrohta diplomatike me Athinën”.
Ndërkaq “To vima” shkruan “1000 qengja në thertore për 100 vjetorin e pavarësisë”, ndërsa në një tjetër shkrim Berisha: Nga Preveza deri në Podgoricë, Shqipëria e madhe”.