Fotot, festimet e Pavarësisë nga Vlora në Tiranë
Festa e djeshme përmes imazheve të fiksuara nga fotografët.
Mijëra njerëz në sheshe, fjalime , torta e demonstrime në parada.

Dikujt i ka lënë shije të ëmbël, dikujt të hidhur ky 100-vjetor, megjithatë për të ruajtur në kujtesë atë çka ishte më e mirë, përmes fotografish po sjellim disa nga momentet më të bukura të festimeve, që nga Vlora në Tiranë. Dhe të tilla nuk kishte pak. Shqiptarë të veshur kuq e zi, që festonin 100 vjet shtet, politikanë që ecnin përkrah, pavarësisht dasive politike, shqiptarë të Kosovës të ardhur nga larg, të tjerë të veshur me kostume popullore, që kërcenin, që këndonin… Një festë maratonë që nuk njohu natë, që nisi që në orët e para të mëngjesit të djeshëm e priti agimin, pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm.