E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat greke: Maqedonia e Vardarit propozim i ri për emrin

Kontesti i emrit do të zgjidhet gjatë verës dhe se propozimi i fundit do të jetë "Maqedonia e Vardarit". Kështu kanë theksuar mediat greke përsa i përket çështjes së emrit të Maqedonisë.

Sipas televizionit "Antena" , në negociatat që po zhvillohen larg vëmendjes së opinionit, më në fund do të sfidojë emri Maqedonia e Vardarit, për shkak se i plotëson kërkesat e grekëve për zgjidhjen që përmban një emër me përmbajtje gjeografike.
"Nëse ky emër do të pranohet atëherë "Republika e Maqedonisë së Vardarit" do të shfrytëzohet në komunikimin ndërkombëtar dhe do të jetë e shkruar edhe në pasaporta", bën të ditur "Antena". Ndërkohë, në Shkup, autoritetet maqedonase nuk kanë komentuar shkrimet e mediave greke. Një ditë më parë edhe gazeta "Kathimerini" është bazuar në informacionet e njëjta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›