E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, "BP": Do rekuperojmë 50 mijë fuçi

"British Petroleum" parashikon se mund ta çojë në 50 mijë fuçi naftë në ditë kapacitetin e saj për të rekuperuar naftën e derdhur në Gjirin e Meksikës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania, e cila duke iu përgjigjur kërkesave të shumta të qeverisë amerikane, ka theksuar se planifikon ta arrijë objektivin brenda qershorit.

Objektivi i 50 mijë fucive të rekuperuara do të arrihet kështu dy javë para kohe, kanë deklaruar burime nga "BP".

Ndërkohë, burime nga administrata Obama kanë pranuar se kompania britanike ka rritur përpjekjet për të përmirësuar operacionet e rekuperimit të naftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›