E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat greke pasqyrojne zgjedhjet ne Shqiperi

Zgjedhjet e 23 Qershorit kanë gjetur pasqyrim në shumicën e gazetave kryesore greke, disa prej të cilave i kanë përfshirë në faqen e parë titujt lidhur me ngjarjen madhore politike në vendin fqinj.
Ndërkohë që gazetat kanë pasqyruar përgjithsisht rezultatet të pjesshme dhe raportin paraprak të OSBE-ODIHR-it, nuk kanë lënë jashtë vëmendjes edhe ankesat e Vangjel Dules të PBDNJ, për manipulim gjatë numërimit të votave, por pa bërë komente, të paktën gazetat e mëdha.
Disa prej gazetave, publikojnë korrespondencat e të dërguarve të tyre në Shqipëri, ku si lajtmotiv bazë theksohet se Shqipëria ka ndryshuar një faqe në historinë e saj politike, duke iu referuar kryesisht deklaratave nga kampi socialist se Aleanca për një Shqipëri Europiane mund të fitojë deri në 84 mandate në parlamentin e ri.

E përditshmja më e madhe, Ta Nea, u përcjell lexuesve “Pamjen e panjohur të zgjedhjeve në Shqipëri”, ku nëpërmjet intervistave me qytetarët apo vizitave në qendrat e numërimit të votave, jepet atmosfera që dominon në vend pas zhvillimit të zgjedhjeve.

Një tjetër e përditshme e madhe, Ethnos, përqëndrohet në sfidat e qeverisjes së re të Shqipërisë, të integrimit euroopian nga njera anë, por edhe të ripërtëritjes, ekonomike, social dhe politike.

Ethnos i kushton shumë vend edhe perspektivës së marrëdhënieve midis Athinës dhe Tiranës, duke mos harruar të vejë në dukje se Edi Rama ishte ai që çoi në gjykatën kushtetuese marrëveshjen për kufirin detar që ishte nënshkruar midis të dy vendeve.

“Lideri socialist shqiptar, megjithëse ka ruajtur një raport elementar me PASOK-un si parti simotra, në thelb i ka çuar në nivelin zero marrëdhëniet me Athinën, e cila nga ana e vet kishte investuar vitet e fundit tek Berisha, që e cilësonte si me përvojë dhe të besueshëm”, vë në dukje gazeta Ethnos.
Nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së gazetave greke edhe fakti i pjesëmarrjes së madhe në votime, të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›