E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 23 qershorit procesi i numerimit te votave drejt perfundimit

LSI trefishon votat në Korçë, mbyllet procesi i numërimit  Kolacioni i majte fitoi me 32 mije vota me teper se te djathtet ne qarkun e Korces. Procesi perfundoi ne oret e pasdites dhe rezultatet nxoren me 88 mije e 700 vota koalicionin e majte, 56 mijë e 400 vota per koalicionin e djathte, te perkthyera ne mandate jane 7 per te majtet dhe 5 per te djathtët. Surpriza ne keto zgjedhje ishte LSI e cila krahasuar me zgjedhjet e vitit 2009 trefishoi rezultatin e votave duke grumbulluar 14.800 te tilla. Pjesëmarrja kete viti ishte 54.64 per qind, me 4 perqind me teper nga viti 2009. 

Kukësi barazim mes të djathtës e të majtës, LSI siguron një mandat Ne Kukes askush nuk e priste se dy koalicionet politike te ndaheshin me nga dy mandate, madje njeri prej tyre t'i shkonte Levizjes Socialiste per Integrim. Gjithcka perfundoi kur u numerua edhe kutia e fundit e votimit. Pavaresisht numrit te madh te votave te se djathtes dhe diferencës se madhe prej 8500 votash mbi te majten, te djathtet nuk e kaluan 60 % te numrit total te votave per te mbajtur tre mandate. Ajo çfare vleresohet ne Qarkun e Kukesit ka te beje me situatën e qete dhe pa incidente gjate procesit te votimit dhe te numurimit te votave madje asnjë ankese e subjekteve politike nuk u shenua ne procesverbalet e KZAZ-ve.

Dibër, LSI i merr mandat PD, koalicionet ndahen me nga tre mandate deputeti Perfundimi i numerimit ne qarkun e Peshkopise i dha dy koalicioneve nga tre mandate deputeti. Te djathtet u ndeshkuan nga LSI e cila u mori nje mandate.  Te majtet moren 36769 vota perkundrejt 34860 qe ka marre koalicioni i djathte.  Nese i perkthejme ne mandate PD ka siguruar 3 mandate PS 2 dhe LSI 1 mandat.  Ngritja e LSI se, e cila mori 8500 vota, 5500 me teper se ne 2009-n beri qe raportet te ndryshojne. Procesi ne teresi kaloi pa probleme dhe pa kontestime.
Gjirokastër, LSI del force e pare në zonën e Dropullit Opozita në qarkun e Gjirokastrës ka arritur të marrë 4 mandate nga të cilat 3 të PS dhe një mandat e ka fituar LSI. E veçantë e këtyre zgjedhjeve ishte se LSI  ka dalë forcë e parë në zonën e Dropullit ndërsa 3800 vota të mbetura nga LSI i kaluan kandidatit të PS i cili doli fitues duke u siguruar kështu mandate i 4 për koalicionin e majtë . LSI në rang qarku mori 11 600 vota , PS 27350 vota ndërsa koalicioni i djathtë ka marrë 18 104 vota. Gjatë procesit të numërimit nuk janë shënuar incidente .
Berat, e majta 6 mandate e djathta 2 mandate  Në qarkun e Beratit ka përfunduar numërimi i votave. Ne rang qarku kanë votuar 84.843 zgjedhës në 302 qendra votimi. Pas numërimit bazuar në llogaritjet e votave të gjetura në kuti ka rezultuar se 4 mandate shkojnë për PS dhe nga 2 mandate përkatësisht për LSI dhe PD.
Fier, PDIU fiton një mandat Është mbyllur procesi i numërimit te votave ne qarkun e Fierit,  ku kryeson koalicioni i majtë me 11 mandate, ndërsa koalicioni i djathtë me 5 mandate.  KZAZ 60 ishte e fundit që mbylli procesin e numërimit. Vlen për tu përmendur që PDIU merr  një mandate ne këtë qark,  ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2009. Qarku i Fierit dërgon në kuvendin e Shqipërisë 16 deputetë.

Vlorë, mbyllet numërimi i votave në rang qarku Është mbyllur numërimi i të gjitha kutive të votimit ne te gjithe qarkun e Vlores duke percaktuar rezultatin perfundimtar ne 8 me 4 per koalicionin per Shqiperine Europiane. Nga listat e kandidateve ne Vlore do te shkojne 12 deputete prej te cileve 6 te PS, 1 i LSI dhe 1 i PBDNJ. Nderkohe nga te djtahtet do te shkojne ne parmalemt nga 3 deputete te PD dhe 1 i PDIU. Ne total PS ka marre  ne qark 56451 vota ose 46,79 %, LSI 10524 vota ose, 8.73%, nderkohe PD ka marre 21132 vota, apo 17.52%, PDIU ka marre 6732 ose 5.58%. Arben Malaj, kandidati i pavarur ne qark i cili pretendonte mandat ka marre vetëm  3025 vota.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›