E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat italiane: Barbara D’Urso intervistë me Ramën dhe Berishën

ITALI- Prezantuesja e mirënjohur italiane Barbara D’Urso ka vizituar Tiranën për të realizuar intervista me disa nga krerët e politikës shqiptare.

Lajmi konfirmohet nga e përjavshmja italiane, “Oggi” e cila shkruan se prezantuesja e njohur e ftuar nga një televizion i sapohapur shqiptar do realizojë 3 intervista, të cilat pritet të transmetohen në këtë televizion.

“Po kush janë tre kandidatet qe Barbara do te intervistoje. Eshte Matteo Renzi i Shqiperise, Edi Rama, ish kryebashkiak i Tiranes, lideri i Rilindjes Shqiptare. Eshte Silvio shqiptar, Sali Berisha (qendra e djathte), ne pushtet qe prej tete vjetesh. Eshte edhe nje pseudo Beppe Grillo. Quhet Kreshnik Spahiu, lider i Aleances Kuqezi” shkruajne mediat italiane. 

Asgje nuk eshte ende e konfirmuar nga ana e politikaneve apo e medias qe ka ftuar 'mbretereshen' e emisoneve te pasdites ne kanalin 5, në Itali, ndaj ne nuk na mbetet vecse te presim megjithese mediat italiane shprehin habine sepse per të realizuar këto intervista eshte ftuar një prezantuese e intervistave rozë dhe jo gazatere politike.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›