E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Rusisë Putin divorcohet me Lyudmila-n, pas 30 viteve martesë

putin-cift-kryesoreRusi- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka njoftuar sonte fundin e martesës së tij me zonjën Lyudmila.

Në një televizion live, zoti Putin dhe tashmë ish-bashkëshortja e tij kanë deklaruar dovorcin mes tyre pas një martese gati 30-vjaçare,- transmeton BBC-ja.

Ajo i tha televizionit shtetëror vendas se divorci ishte i “civilizuar” dhe se çifti do të “mbetet gjithmonë afër”.

Ata u martuan në vitin 1983 dhe kanë dy vajza nga martesa e tyre, Maria, e lindur në vitin 1985 dhe Ekaterina në vitin 1986.

Çifti e bëri publike divorcin e tyre në televizionin shtetëror rus. Z. Putin kishte qenë i rrallë në daljet në publik në muajt e fundit, duke bërë që shumë zëra në mediat ruse të spekulonin.

putin-1Presidenti i Rusisë Vladimir Putin

Ata janë parë së bashku për herë të fundit në inaugurimin e Putinit për mandatin e tij të tretë si president më 7 maj 2012.

Arisa Liço/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›