E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat kosovare Hashim Thaci sot pritet te jape doreheqjen

Hashim Thaci pritet te jape sot doreheqjen si kryeminister i Kosoves. Keshtu raportojne mediat kosovare te cilat citojne burime brenda qeverise kosovare.

Sipas tyre Thaci me kete hap do ta ndermarre me pretekstin e refuzimit nga deputetet te Strategjise per privatizimin e PTK-se qe ndodhet ne rendin e dites te mbledhjes se sotshme te Kuvendit te Kosoves e cila tashme ka filluar. Doreheqja e tij do te conte vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme te cilat do te duhej te mbaheshin brenda 45 ditesh.

Nderkohe mediat theksojne se kryeministri Thaci ndodhej qe ne oret e para te mengjesit ne mbledhje me ambasadoret e Quintit ne ambientet e Qeverise. Por askush nuk e ka bere publike permbajtjen e bisedimeve te zhvilluara ndonese spekulohet se ato kishin te benin me doreheqjen e Thacit dhe cuarjen e vendit ne zgjedhje te jashtezakonshme parlamentare.

Presidenti i Kosoves dite me pare po ashtu dha doreheqje per shkak te shkeljes se dispozitave te Kushtetutes se Kosoves qe ka aktualizuar ceshtjen e zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›