Doreheqja Sejdiu Skisha alternative tjeter
Fatmir Sejdiu ne intervisten e pare pas doreheqjes se tij nga presidenti i vendit ka deklaruar per BBC-ne se Gjykata Kushtetuese e Kosoves ne nje proces qe ai e ka cilesuar si te cuditshem e ka pamundesuar ate qe ta ushtroje postin e presidentit. Sejdiu thote se vendimi i tij ka qene pa alternativa dhe se nje situate e tille do ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme. Ai shton se zgjedhjet nuk mund te organizohen sic po pretendon nje grup i madh brenda nje afati te shkurter. Ish presidenti Sejdiu thote se presidenti i ri do te zgjidhet me mandat te plote. Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu shpalli doreheqjen nga posti i presidentit. me 27 shtator sejdiu paraqiti doreheqjen e tij nga posti i presidentit pas vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves e cila vleresoi se ai kishte shkelur eriozisht Kushtetuten duke mbajtur dy poste ate te presidentit te Kosoves dhe te kryetarit te partise Lidhja Demokratike e Kosoves. Sejdiu tha se ka qene i bindur qe nuk e kishte shkelur Kushtetuten e vendit duke qene i perfshire ne procesin e hartimit te saj por respekton vendimin e gjykates kushtetuese. Fatmir Sejdiu u vu ne krye te Lidhjes Demokratike te Kosoves ne vitin 2006 pas vdekjes se udheheqesit te saj Ibrahim Rugova ndersa vazhdoi qe njekohesisht te kryente edhe funksionin e presidentit te vendit