Mediat polake, Bicaj pranë Legias

Ditmar Bicaj është shumë pranë kalimit te Legia e Varshavës. Lajmi jepet nga faqja polake republikafutbolu.pl. Ish-mbrojtësi i Dinamos luajti së fundi në Bullgari me Belasitsa Petrich (10 ndeshej, 765 minuta), por u largua prej saj për moskorrektesë në pagesë. Gjiganti 19-vjecar (193 cm) është pjesë e Kombëtares U-21. Pistë tjetër për Bicajn është Hacettepespor në Turqi.
E Hene, 12 Janar 2009