FSHF plan për rikonstruksionin e stadiumit Qemal Stafa
Tiranë - Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) I ka paraqitur Ministrisë së Sporteve, planin për rikonstruktimin e stadiumit “Qemal Stafa”. Ka qenë Sekretari i FSHF-së Arben Bici I cili gjatë një takimi me drejtues të MTKRS-së, diskutoi rreth rikonstruksionit të stadiumit më të madh në vend. Sipas tij, stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, duhet të plotësojë kushtet bashkëkohore si dhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kampioneve.
Nga ana tjetër, kreu i FSHF-së Armando Duka ka deklaruar se “Vlera e investimit mund të kapë shifrën 10 milionë euro, por kjo do të përcaktohet më saktësisht nga një grup pune i përbashkët, ku nuk do të mungojë as prezenca e organizmave ndërkombëtarë. Ideja është që investimi të bëhet 50:50 % nga FSHF dhe shteti”.