Mediat serbe: Qeveria pranon ndryshimin e rezolutës për Kosovën
Beograd, 27 gusht, NOA - Beogradi dhe Brukseli do ta gjejnë mënyrën për të modifikuar propozim rezolutën e dërguar nga Serbia në Kombet e Bashkuara, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja serbe Politika.
Gazeta shkruan se vizita e djeshme e ministrit të Jashtëm gjerman nuk i ka mbyllur dyert e negociatave për një ndryshim të mundshëm të tekstit.
Sipas gazetës marrëveshja për mundësinë e ndryshimit të rezolutës së Serbisë është arritur gjatë takimit të shefit të diplomacisë gjermane Vestervele me presidentin Boris Tadiç.
Zyrtarisht pas takimit u deklarua se të dy bisedueasit ranë dakord se e ardhmja e Serbisë është në BE dhe Gjermania është partneri politik dhe ekonomik më i rëndësishëm për Serbinë.
a.k/NOA/RFE