E Shtunë, 31 Tetor 2026

NeshoMiratimi i rezolutes fitore per Kosoven

Miratimi i rezolutes se Serbise dhe 27 vendeve te BE-se ishte nje hap pozitiv ne konsolidimin e Kosoves. Keshtu eshte shprehur Agim Nesho ish-ambasadori i Shqiperise ne OKB i ftuar ne edicionin e lajmeve te ores 20.00 Ora News perballe drejtorit te informacionit Roland Qafoku. Ai vleresoi se per Kosoven ishte nje fitore e rendesishme pasi Serbia duhet te heqe dore nga disa pika qe ajo i ka vleresuar si prioritere.

Diplamati pohoi se njohja e shtetit te Kosoves nga Serbia do jete shume e veshtire. Nder te tjera Nesho pohoi se eshte pozitive qe komisioneri per zgjerim Fule do shkoje ne Beograd dhe do flase me parteret serbe per mundesine e integrimit te Serbise ne BE.

Sipas tij politika shqiptare ne organizatat nderkombetare ka qene mjaft aktive. Nderkohe Nesho theksoi se pavaresisht presioneve nga Serbia Kosova nuk duhet te pranoje me kurrsesi te bisedoje me per statusin. Ai theksoi se dy vendet duhet te bashkepunojme si dy vende te pavaruara pasi kane per te trajtuar ceshtjet ekonomike ndarjen kufitare etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›