E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medicus prangoset mjeku turk

Autoritetet turke arrestuan një mjek i cili dyshohet se është përfshirë në një rrjet trafikimi të organeve njerëzore në Kosovë.

Operacioni i policisë u krye në kuadër të hetimeve për atë që njihet si “cështja Medicus”, sipas emrit të klinikës ilegale që funksiononte në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Sipas agjencisë së lajmeve, Anatolia, policia mori në pytje mjekun Jusuf Sonmezin si të akuzuar për përfshirje në trafik organesh në Kosovë në bashkëpunim me klinikën Medicus.

Prokurori i EULEX Xhonatan Radel tha se mjeku turk, Jusuf Sonmez ka qenë i përfshirë dhe është pjesëmarrësi kyc në operacionet që janë zhvilluar në këtë klinikë private në periferi të Prishtinës.

Në rastin e klinikës Medicus shtatë të pandehur akuzohen për përfshirjen në një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të organeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›