E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel premton mbështetje për ribashkimin e Qipros

Pas takimit me Presidentin e Qipros greke, Dimitris Hristofyas, Merkel dha një konferencë për shtyp ku i premtoi pjesës qiprijote me shumicë greke, mbështetje të mëtejshme në rrugën e ribashkimit. Madje, për këtë ajo tha se do të takohet edhe me zyrtarët turq.

“Për shkak të historisë së tyre gjermanët mund ta kuptojnë shumë mirë, se çfarë do të thotë ndarja e një vendi”, theksoi Merkel. Ajo vlerësoi përpjekjet e pjesës greke të Qipros, për të zhvilluar bisedime me palën turke dhe kërkoi iniciativa të mëtejshme nga Turqia në konfliktin rreth Qipros.

Nga ana tjetër, Merkel kërkoi gjithashtu që të vazhdonte procesi për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin  Evropian.

Presidenti i Qipros greke, Dimitris Hristofyas, duke falënderuar Merkelin për miqësinë e vlerësoi vizitën e saj si “pikë të kthesës historike”. “Sepse për herë të parë kancelarja gjermane viziton Qipron”, vijoi ai.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-11 17:14
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›