E Diel, 1 Nëntor 2026

Medikament i ri për personat që vuajnë nga aritmia

Personat që vuajnë nga aritmia apo tension i gjakut do të mund të kurohen me medikament të ri i cili nuk kërkon monitorimin e vazhdueshëm të trompozës dhe nuk do të ketë efekte anësore. Artan Goda shef i shërbimit të kardiologjisë në qëndrën spitalore "Nënë Tereza" tha se me këtë hyrje të re në listën e barnave në vend do të nisë trajtimi i pacientëve duke mos lënë më shkas për mjekim të gabuar, apo efekte anësore.
 

Nëse më parë, pencintët tregonin një kujdes të veçantë me dietën dhe atë çka duhet të konsumonin ose jo, sot me këtë trajtim të ri pacientët nuk kanë arsye të tregohen të kujdeshëm nga ushqimi.
 

Në Shqipëri statistikat janë të frikshme për personat që vuajnë nga aritmia. Në kryeqytet jetojnë 50 mijë vetë që vuajnë nga fibrilacioni atrial ndërsa në të gjithë vendin numërohen 150 mijë me këtë çrregullim. Pacientet me aritmi kanë rrezik 5 herë më të lartë për të pësuar infarkt.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›