E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studioja italiane do të bëjë projektin e terminalit të pasagjerëve

Do të jetë një studio italiane e përzgjedhur nga BERZH që do marrë përsipër anën teknike, financiare, të ndërtimit të stacionit multimodal. Vendi ku do të ngrihet ky terminal i ri i pasagjerëve do të jetë pranë kësaj hapësire të ish doganës me një sipërfaqe toke prej 80 mijë metra katrorë e kaluar me vendim qeverie në pronësi të bashkisë.

Ky stacioni do të akomodoj 10 linja autobusësh, 400 mikrobus që bëjnë linjat interurbane por edhe 350 taksi. Kjo sipas kryebashkiakut Basha do ti jap fund stacioneve të shpërndara si dhe trafikut të rënduar.
Gjithashtu në vijimësi të kësaj edhe i projekti i TRAM-it, zgjatimit të bulevardit e rehabilitimit të lumit të Tiranës duhet të jenë gati në nëntor të këtij viti.
 

BERZH ka arkorduar 500 mijë euro për stacionin multimodal. Vlera totale e kësaj ndërhyrje është 20 milion euro, dhe investimi pritet ti bashkohen bizneset e huaja e vendase si dhe qeveria shqiptare.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›