Mediu: Kodi Zgjedhor duhet të ndryshohet
Së fundi, Partia Republikane, pjesë e koalicionit qeverisës është shprehur pro ndryshimeve në Kod. Kreu i kësaj partie, Fatmir Mediu, ka paraqitur në Elbasan edhe pikat ku mund të bëhen këto ndryshime.
“Për PR është e rëndësishme që të ndryshojë kodi zgjedhor dhe kjo duhet bërë sa më shpejt. Së pari,në qoftë se do të ketë një ligj proporcional rajonal, duhet shoqëruar me një listë proporcionale kombëtare. Pra u bë një kod zgjedhor i cili binte ndesh me interesat e pluralizmit shqiptar, për gjykimin tim, dhe jo thjesht me interesa të partive politike të mëdha apo të vogla. PS mori të gjithë atë që dëshironte në konceptin e saj për kodin zgjedhor”, u shpreh Mediu.