E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu në Elbasan:Të ndryshojë kodi zgjedhor

Në kuadër të takimeve në bazën e Partisë në rrethe, kryetari i partisë republikane, Fatmir Mediu u ndal në Elbasan, ku mori pjesë në punimet e asamblesë rajonale. Pikat kryesore të takimit ishin zgjedhjet e 28 qershorit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Në fjalën e rastit, kreu i PR-së, Fatmir Mediu ripërsëriti edhe një herë kërkesën për ndryshime në kodin zgjedhor. Mediu tha se kodi duhet të jetë në përputhje me standardet dhe të krijojë hapësira.

Më tej Mediu ripërsëriti qëndrimin e se Partia Republikane do të vazhdojë të mbështesë të gjitha grupet e interesit që përfaqëson nga pronarët deri te ish të përndjekurit politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›