Mediu Ligji i mbetjeve urbane jo per importimin por per menaxhimin e tyre
Ligji per menaxhimin e integruar te mbetjeve synon menaxhimin e tyre dhe jo importin. Keshtu rithekson serish ministri i Mjedisit Fatmir Mediu pas debateve te gjata per kete ligj i cili ka hyre tashme ne fuqi. Ministri sqaron se ligji i meparshem lejonte 434 lloje mbetjesh ndersa tani lejohen 50 te tilla. Ligji i menaxhimit te mbetjeve urbane eshte projektuar ne baze te rregullave qe percakton vete Bashkimi Evropian. Por ky ligj kerkon kohe qe te jete i qarte per te gjithe dhe zeri i specialisteve eshte zeri primar ne kete debat - u shpreh dje ministri. Duke shtuar nder te tjera edhe faktin se ligji nuk lejon importin e plehrave sic po ben te duket opozita. Po dje reagoi dhe Presidenti Bamir Topi i cili e konsideron tashem kete diskutim si ceshtje te qytetareve. Ne nje takim me nxenes te shkollave 9-vjecare nga qytete te ndryshme te vendit te shoqeruar edhe nga Kreu i Prezences se OSBE-se ne Tirane Ambasadori Eugen Volfart Topi shprehu keqardhjen per fjalorin aspak qytetar te perdorur nga politika. Une nuk deshiroj qe ta ngarkoj kete mjedis pikerisht me ate qe eshte e ngarkuar sot mbare shoqeria me mungesen e komunikimit me fjalorin e panevojshem per te dale ne publik. Ne rast se deshirojme te flasim ne menyre jo qytetare le ta konsumojme ne ambiente te mbyllura dhe kurrsesi nuk duhet te dale per te helmuar per te intoksikuar shoqerine ne radhe te pare brezin e ri i cili ka nevoje vertet qe te studioje i qete te studioje modelet me te mira ate qe sot eshte praktike e komunikimit evropian dhe te mendoje per te ardhmen - theksoi Topi.