E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi LDGSH aktive per zbatimin e ligjit per barazine gjinore

Lidhja Demokratike te Gruas se Shqiperise eshte nje ze i fuqishem per barazine gjinore. Keshtu deklaroi nga Mallakastra kryetarja e LDGSH-se Albana Vokshi. Sipas saj forumi i grave demokrate po rritet dita-dites si nje ze i fuqishem per promovimin dhe pjesemarrjen e gruas ne vendimmarrje. Gjithashtu ajo vecoi se permes nje procesi transparent bazuar ne parimin nje anetare nje vote po zhvillohen zgjedhje ne te gjitha deget e LDGSH-se. Keto deklarata Vokshi i beri gjate Kuvendit te Lidhjes Demokratike te Gruas dega Mallakaster ku u votua per zgjedhjen e strukturave drejtuese. Kryetare e kesaj dege u zgjodh Dallendyshe Allkaj financiere ne profesion dhe nje aktiviste e njohur e Partise Demokratike ish-kandidate per Bashkine Ballsh ne zgjedhjet lokale te 8 majit.

Vokshi vleresoi perfshirjen e Lidhjes Demokratike te Gruas Mallakaster ne listat per Bashkine Ballsh keshillin bashkiak dhe keshillat komunale duke theksuar se pjesemarrja e grave ne keto forume vjen ne zbatim te politikave te qeverise per Barazine Gjinore ku ligji percakton qarte kuoten e perfaqesimit te gruas ne institucione. Punimet e kuvendit te Lidhjes Demokratike te Gruas u ndoqen nga afer nga deputetja e PD-se qarku Fier Mesila Doda dhe nga kryetari i PD-se dega Mallakaster Agron Kapllanaj te cilet vleresuan rolin e aktivisteve te LDG-se ne proceset zgjedhore duke ndikuar ne rritjen progresive te votave pro Partise Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›