E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu Lulzim Basha eshte kryetari i te gjitheve

Fatmir Mediu

Tirane 8 prill 2011 NOA- Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu diten e sotme celi fushaten per kandidatet e kesaj partie ne pallatin e sportit Aslllan Rusi.

Gjate fjales se tij Mediu tha se edhe kete here do te tregohet vendosmeria per te cuar perpara endrren per nje Shqiperi Europiane.

Me tej Mediu shtoi se fakti qe flamuri i Shqiperise radhitet perkrah atyre te vendeve te NATO-s dhe te BE-se deshmon per perparmin e vendit ne rrugen evropiane.

Ne jemi nje komb i vuajtur nder shekuj por qe nuk ju dorezua kurre fatit te hidhur.

Por ky shekull ka ofruar mundesi te jashtezakonshme. Ky eshte shekulli i shqiptareve. Ne kete shekull ne mund te rikuperojme dekada te humbura te izolimit dhe shkaterrimit. Keto vite ne realizuam qellime te medha si anetaresimi ne NATO liberalizimin e vizave deklaroi kreu i republikaneve.

Duke ju referuar kandidatit te koalicionit Aleanca e qytetarit Lulzim Basha Mediu tha se ai eshte nje shtetar i vertete i cili ka lene gjurmen e vete te pashlyeshme ne kombin shqiptar per punen e bere me rrugen e kombit e kryesisht me liberalizimin e vizave.

Ne vijim te fjales se tij kreu i PR-se shtoi se kandidati Basha ka kembengulur per tiu kthyer pronen qytetareve pasi tha ai qytetaret e deshirojne pronen e tyre dhe nuk mund te lejojne qe askend te pronesoje dhe shpronesoje ne kurriz te pronarit te ligjshem.

Tirana ka nevoje per lidership ka nevoje per qytetarin e saj qe jeton me ta ne menyre te vazhdueshme kryetarin e saj te munguar. Pasi politika e vetme eshte politika e ndertimit te Shqiperise Europiane pasi Tirana nuk eshte vetem bulevardi Deshmoret e Kombit por cdo shtepi e cdo pallat i saj. Nuk eshte fasada e lyer e pallatit por cdo qytetar i saj me jeten e tij te perditshme u shpreh Mediu.

Ai u beri thirrje te gjithe qytetaret qe te trokasin ne cdo dere te Tiranes per te vazhduar rrugen e ndertimit evropian.

Mediu e mbylli fjalen e tij me thirrjen Te kerkojme tek cdo qytetar demokrat republikan pa parti apo socialiste te votoje per Lulzim Bashen sepse ai do te jete kryetari i te gjitheve qe do ti jap vleren dhe jeten Europiane Tiranes.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeMediu Basha kryebashkiaku i duhur per TiranenHysi Basha dhunoi komunitetin rom Mediu Basha do jete administrator i qellimeve dhe reformave te medhaNikolla Basha e denoi te paren Tiranen vrau 4 qytetareBasha Brenda 6 muajve do hipotekohen pallatet e reja LidhjeFatmir Mediu hap fushaten kryetari i te gjitheve lidrship lulzim basha pallatin e sportit prona rruga evropiane Shqiperi Europiane Aslllan Rusi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›