E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama uron presidenten Jahjaga: "Roli juaj, faktor inkurajues"

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, uron zgjedhjen e zonjes Atifete Jahjaga në detyrën e lartë të Presidentes së Republikës së Kosovës.
 

“Eshte një kënaqësi e vecantë për mua, që në emer të PS të Shqipërisë dhe ne emrin tim personal, t`ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj në krye të shtetit të Kosovës”.
 

Në këtë mesazh, Rama e uron presidenten perzemërsisht per kete zgjedhje duke e cilësuar më tej, se roli i saj si presidente është një faktor inkurajues.
 

“Shpreh bindjen se roli juaj në këtë post të lartë është faktor inkurajues për projektet dhe angazhimin e klasës politike dhe të shoqërisë së vendit tuaj për integrimin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal, njohjet e reja të shtetit të Kosovës dhe perballjen me sfidat e së ardhmes”.
 

“Shqipëria dhe Kosova do të vazhdojnë në rrugën e një bashkëpunimi dhe më të ngushtë, duke luajtur një rol të rëndësishëm për stabilitetin rajonal, si dhe permbushjen e aspiratave të qytetarëve të dy vendeve tona per integrimin e plotë në Bashkimin Europian”.
 

“Dëshiroj të nënvizoj se zgjedhja juaj është një tregues i pjekurisë dhe i emancipimit të klases politike, që mbi gjithcka vendos interesat madhore te vendit” perfundon me tej Rama .
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›