E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Nuk i njoh vetes anjë lloj imuniteti

Pas pushimit të çështjes nga ana e Kolegjit të Gjykatës së Lartë ka reaguar vetë ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Me anë të një deklarate për shtyp Mediu thekson se nuk i njeh vetes asnjë lloj imuniteti në lidhje me këtë çështje dhe çdo çështje tjetër. Sipas tij vendimi më i drejtë është hetimi dhe gjykimi i kësaj çështje deri në fund.
Sqaroj opinionin publik se pozicioni im si Ministër nuk më jep asnjë imunitet shtese përveç atij të deputetit, për të cilin kam deklaruar se nuk e njoh dhe kërkoj drejtësi thekson Mediu duke shtuar se me kërkesën e tij përfaqësuesit e tij ligjor pavarësisht nga kushtet e reja procedurale kërkuan vazhdimin e gjykimit me anë të një Memo.
Rideklaroj se që në fillim kam kërkuar zbardhjen dhe transparencë të plotë për tragjedinë e Gërdecit. Prandaj kam dhënë dorëheqjen si një akt përgjegjësie morale, kam deklaruar se nuk i njoh vetes asnjë lloj imuniteti për hetimin e kësaj çështje e mbyll deklaratën e tij Mediu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›