Mediu: Pyjet të kalojnë në varësi të pushtetit vendor

Tiranë,
16 mars, NOA Ministri i Mjedisit, Fartmir Mediu, ka deklaruar sot se
administrim i pasurisë pyjore duhet të kalojë në varësi të pushtetit vendor. Në
takimin e organizuar nga ministria e Mjedisit, Mediu ka theksuar rëndësinë që
ka pasuria pyjore dhe mundësimin e shfrytëzimit të saj në mënyrë sa më të mirë.
Reforma ne sektorin e pyjeve përbën një hap kyç në kuadrin e një procesi të gjatë, por të domosdoshëm për ristrukturimin e shërbimit pyjor dhe kthimin e tij në një administratë bashkëkohore në përputhje me standardet europiane ku ne synojmë të aderojmë, u shpreh Mediu .
Ai kërkoi dhe ngritjen e një grupi pune për mbajtjen e konferencës së parë kombëtare, lidhur me problemet në fushën e pyjeve.
Në aktivitet kanë marrë pjesë, zëvendësministri i Ministrisë së Brendshme, Ferdinant Pone, deputeti i Kuvendit Jemin Gjana si dhe donator nga Banka Botërore, ministria e Punëve të Jashtme Italiane, delegacioni i BE-së dhe mjaft përfaqësues të tjerë të organizatave ndërkombëtare.
m.xh.NOA