Mbrojtja e jetës në det, seminar për sistemin global të telekomunikacionit
.jpg)
Nga Hellenic AID
Tiranë, 16 Mars NOA - Një seminar për sistemin global të telekomunikacionit, që ka si qëllim mbrojtjen e jetës njerëzore në det, është zhvilluar këto ditë në Tiranë, iniciuar nga Hellenic AID.
Seminari u zhvillua për dy ditë me radhë në hotelin Tirana International. Në të kishin pjesëmarrje me përfaqësuesit e tyre, Marina e Luftës dhe Ministria e Brendshme -Policia Kufitare, ndërsa tema i referohej Sistemit Global të Telekomunikacionit.
Ky program financohet nga Ministria e Jashtme e Greqisë, realizohet nga Ministria e Mbrojtjes Civile e Greqisë dhe drejtohet në Ministritë përkatëse të Shtetit Shqiptar.
Prezantimi i projektit në këtë seminar të tetë të programit Hellenic AID, me temë Telekomunikacioni - G.M.D.S.S, u bë me përdorimin e pamjeve në projektor dhe në fund të ditës së dytë u shfaq një DVD me përmbajtje të ngjashme.
Raportues në seminar ishte oficeri i Autoritetit Portual, përfaqësues i Ministrisë të Mbrojtjes Civile të Republikës e Greqisë.
e.r/NOA