E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Shqipëria do të vazhdojë me reformat edhe pas muajit prill

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka deklaruar dje se Shqipëria mbetet e predispozuar të vazhdojë kursin e realizimit të reformave edhe pas muajit prill, që përkon me mbajtjen e samitit të NATO-s në Bukuresht. Duke iu referuar aspiratave të Shqipërisë dhe mundësisë së marrjes së ftesës për në NATO, kreu i Ministrisë së Mbrojtjes vuri në dukje se vendi ka përmbushur disa nga kushtet themelore që rrjedhin nga detyrimet e Aleancës, duke theksuar edhe procesin e reformimit të Forcave tona të Armatosura. Megjithatë, ministri Mediu vuri në dukje se është detyrë e Kuvendit që të përmbushë dy reformat më jetike për momentin, sic është reforma në drejtësi dhe ajo elektorale. Në këtë kontekst, Mediu kërkoi më tepër eficiencë nga Kuvendi dhe më tepër përkushtim nga ana e përfaqësuesve politikë në vend, në mënyrë që në samitin e Bukureshtit Shqipëria të jetë tërësisht e pregatitur dhe të presë nga aleatët e saj, ftësën për anëtarësim. Gjithsesi, ministri Mediu, deklaroi se për këto dy reforma mund të vazhdohet puna edhe pas muajit prill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›