E Diel, 1 Nëntor 2026

Turet paralele shkatërrojnë federatën titiste të Edvinit

Skënder Gjinushi, është i vetmi lider politik që nuk ka mundur të prodhojë asnjë ide politike në Shqipëri, përveçse të parazitojë mbi kurrizin e të mëdhenjve të klasës politike në të dy kampet. Qëkurse thelemoi partinë në zyrat e Ramiz Alisë dhe saldoi ekstrakte të huazuara nga perestrojka dhe gllasnosti Gjinushi nuk ka mundur as të formulë një program socialdemokrat për të majtën shqiptare. Sharlatani i fizikës, me padije të thellë në fushën e politologjisë dhe koncepteve socialdemokrate perëndimore, kurrë nuk guxoi as të perifrazojë programin dhe statutin e PS të hartuara nga Maqo Lakrori. Nuk guxoi ta bëjë këtë për shkak të frikës së etiketimit për plagjiaturë dhe sharlatanizmit politik. Shpirtmadhësia e të mëdhënjve të politikës dhe suporti ramizist pavarësisht lotëve të antikomunistëve peqinas për ministrin e Ramizit dhe të birin e terroristit që shoi familjet e tyre, i dha mandat nga votat e së djathtës, Gjinushit, i cili pasi shfrytëzoi pushtetin PD-ist të viteve të para, ku përveç punësimit të tarafeve nuk arriti që të vjedhë asgjë, zbuloi se Kushtetuta e 6 nëntorit 1994, i jepte pushtet të pakufizuar Presidentit të kohës. Por 4 vjet më vonë, 43 kompetencave presidenciale të atakuara prej tij, u shtoi edhe afro 20 të tjera për kolegun ramizist Rexhep Mejdani.Në krye të shtabeve të rebelimit të Vlorës së vitit 1997, pas pamundësisë për të garuar në 267 maj 1996, Gjinushi siguroi jo vetëm mandatij por edhe postin e Haxhi Lleshit në Kuvendin komunist të Shqipërisë. Gjinushi është i vetmi kryeparlamentar që e shndërroi aulën e Kuvendin në fushëbetejë kaubojsash ku plagoseshin dhe vriteshin deputetë. Është i vetmi politikan shqiptar që në gjitha daljet televizive sulmon politikisht kundërshtarin dhe nuk jep asnjë alternativë rrugëzgjidhjeje për problemet që ka vendi. Është i vetmi majtist shqiptar që në të gjithë fushatat zgjedhore që nga 1996 e tëhu, kurrë nuk ka shpërfaqur qoftë edhe ndonjë pseudoalternativë plagjiaturë të së majtës për të bindur elektorain që ta votojë, përveçse ka derdhur helm dhe ka shpifur ndaj kampit kundërshtar. Çarja e PSD-së dhe krijimi i PDS-së së Paskal Milos si dhe çarja e PS dhe dalja e LSI e ka nxjerrë në periferi të së majtës teologun e konflikteve. Bazuar në instiktin politik të trashëguar të bërjes dredha plumbit që të vjen përballë dhe zënia e pozicionit hijas për të zvogëluar sipërfaqen e goditur dhe sidomos rruajtja e ngjyrës së xixëllonjave Gjinushi ka formuluar një taktikë të re të luftës politike, atë të fshehjes pas gaxhoit në betejë dhe uljes këmbënkryq në tryezën e trofeve. Gjinushi kurrë nuk ka guxuar për debate të politikës së lartë me analistë. Ai gjithmonë ka qëmtuar dhe ka gjetur drejtues emisionesh që e thërrasin vetëm në studio, ku ligjëron broçkulla dhe nuk arrin të bindë askënd se çfarë lidhje ka me socialdemokracinë. Për të bindur lidershipin e koalicionit opozitar se ende ka vlerë përdorimi për shkak të zhguallit politik dhe lëkurës prej bualli, Gjinushi si të vetmen risi dhe kontribut në politikën shqiptare huazoi nga arsenali titist idenë e federalizmit. Ide kjo e trampiantimit në politikë të tezës staliniste të zgjidhjes së çështjeve kombëtare në Perandorinë e Kuqe Sovjetike, nëpermjet krijimit të një federate të madhe. Siaps kësaj skeme staliniste Gjinushi ndërmend se mund të shdërrohej në primat të lidershipit bolshevik majtist opozitat aktual, me të njëjtën mënyrë që gjeorgjiani Stalin (Koba) uzurpoi drejtimin politik të ish-BS. Kjo skemë e huazuar nga gjeneral Ethem Gjinushi që e kish pikë të dobët Stalinin, Titon dhe Dimitrovin shërbeu si zanafilla e idesë së federalizmit majtist. Me këtë skemë dhe vetëm me këtë, Gjinushi mendon se bëhet i vlefshëm për të majtën dhe se një ditë nën shembullin e Nijaz Dizdareviçit postitist me rotacion mund të dalë në krye të së majtës, të rizgjidhet kryetar i Kuvendi dhe të mbetet në politikë të cilën e ka si strehë të fundit pas arratisjes sharlataneske nga pseudoshkenca. Në këtë sipërmarrje aventureske për të cilën përveç modelit stalinisto-titist nuk ka sqaruar asgjë sesi do të organizohet dhe funskionojë Gjinushi nuk ka llogaritur pozicionimin kundër të LSI-së, e cila nuk arrin dot që të kuptojë se ç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›