Mediu Te votojme Bashen qytetarin model ai mbron pronen
Fatmir Media ka ftuar sot gjithë qytetarët e Tiranës. të votojnë qytetarin model, kandidatin e PD, Lulzim Basha, pasi ai është dhe mbrojtësi i çështjes themelore të republikanëve, asaj të pronës
Këtë deklaratë Mediu e bëri sot kur Partia Republikane mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 8 Maj.
Kryetari i PR, Fatmir Mediu u shpreh në mbyllje të fushatës se qytetarët do të dinë të bëjnë dallimin më 8 maj duke votuar të djathtën dhe vizionin që ajo paraqet. Ndërkohë ai ftoi qytetarët e Tiranës të votojnë qytetarin model, kandidatin e PD, Lulzim Basha, pasi ai është dhe mbrojtësi i çështjes themelore të republikanëve, asaj të pronës.
“I kërkuam z Basha kur hapëm fushatën ta shohë thellë çështjen e pronës. Vizioni i pronës tek z Basha është që prona të jetë në interes të shqiptarëve dhe jo interesa të kryetarëve të Bashkisë”.
“Basha që ktheu besimin tek ëndrra europaine i ka sjellë politikës shqiptare një dimension të ri, është modeli që ne kërkojmë, qytetari i parë i Tiranës është kryetari i Bashkisë që do ta kthejë Bashkinë në zot të qytetarit”.
Në fjalën e tij përmbyllëse për këtë fushatë, Mediu theksoi se falë përpjekjeve të PR, Shqipëria arriti liberalizimin e vizave, anëtarësimin në NATO si dhe u kthye në një vend me zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë moderne. “Tani duhet dhe më shumë, që në çdo cep të Shqipërisë në çdo fshat të ketë zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë moderne”.
Mediu theksoi se çështja respektimit të pronës private që është dhe kusht nga Europa do gjejë zgjidhje vetëm më Aleancën për Qytetarin.
Duke vënë në dukej besimin tek Zoti, Mediu gjithashtu kërkoi që republikanët kërkojnë respektimin e institucioneve fetare dhe jo cenimin e tyre.