E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce KZAZ garanci per 8 Majin

KZAZ-ja e bashkisë së Korçës është duke bërë përgatitjet e fundit për ditën e zgjedhjeve. Anëtarët e saj kanë marrë në dorëzim kutitë me materialet zgjedhore,të cilat do të shpërndahen paraditen e së shtunës në të gjitha qendrat e votimit të kësaj bashkie.

Është bërë verifikimi në të gjitha kutitë i fletëve të votimit, proçesverbaleve përfundimtare, vulave të qendrave të votimit, bojës, të cilat kanë rezultuar konform ligjit. Gjithashtu ,ka përfunduar instalimi i kamerave dhe skanerëve, të cilat janë vendosur në të gjitha vendet e numërimit të votave. Nënkryetari i KZAZ 28 Adrian Maho shprehet se vendimet për përgatitjen e këtij procesi, janë marrë me konsensus të të gjithë anëtarëve të komisionit, duke dhënë garanci se procesi zgjedhor do të plotësojë standardet e kërkuara,me qëllim që forcat politike të njohin rezultatin e 8 majit.

Pranë KZAZ së bashkisë së Korçës janë paraqitur një numër i konsiderueshëm vëzhguesish vendas dhe të huaj, të cilët do të monitorojnë procesin ne votimit, numërimit dhe administrimit të votave. Në bashkinë e Korçës janë përcaktuar 62 qendra votimi, të cilat të gjitha ndodhen në ambiente publike,ndërkohë që listat përfundimtare rezultojnë 70. 100 zgjedhës.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›