E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu akuza Rames nga Kavaja

Gjatë një takimi me anëtarët e Partisë Republikane të degës së Kavajës, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, u shpreh se të gjithë politikanët që kërkojnë votë në Kavajë, duhet të marrin shembull dhe të mësojnë të sillen si të djathtët në këtë qytet.

Ai tha se Kavaja mbetet bastioni i të djathtëve në Shqipëri: “Kavaja është e djathtë, pa diskutim. Nuk mund të jetë ndryshe. Ne politikanët që pretendojmë të marrim votën e kavajasve duhet të sillemi si të djathtë pasi të jesh i djathtë do të thotë të besosh tek vetja dhe në Zot. Jemi njerëz të lirë dhe e kemi ndërtuar qeverinë për të na shërbyer dhe jo për t’i shërbyer.”

Sipas kreut te PR-së, tendenca e Partisë Socialiste për të ndryshuar sistemin fiskal, duke shkatërruar sektorin privat me idenë e publikes, është rruga drejt një krize të pashmangshme ekonomike.
Zgjedhjet 2013
PDIU: Mbështetemi tek rinia
Vasili: LSI, me program të qartë
Rama: Të papunë e të pashpresë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›