E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silva pasurohet nga Youtube?

Kënga “Të ka lali shpirt” e Silva Gunbardhit  në duet me Mandin e Nishtullës, për dy muaj mblodhi mbi 11 milionë klikime, si  kënga shqiptare më e klikuar e të gjitha kohërave.

Sipas të dhënave zyrtare të Aldor Ninit, drejtuesit të kompanisë “AcroMax”, kjo këngë e kënduar nga Silva Gunbardhi dhe Mandi i Nishtullës, ka arritur të numërojë në total 11.291.924 klikime deri në datën 19 mars, njofton "Panorama". Ky eshte një rast i rrallë për shikueshmërinë e klipeve shqiptare në këto vite. 

Sipas një shtrirjeje gjeografike, 2,6 milionë klikime vijnë nga Shqipëria, 2,2 milionë nga Kosova, 1 milion nga Gjermania, gati 1 milion të tjera nga Maqedonia dhe të tjera nga Italia, Zvicra, Greqia, Bullgaria, Anglia, Amerika, Austria, Turqia e deri nga Kanadaja. Pra, gjysma e klikimeve vjen nga Shqipëria e Kosova dhe gjysma tjetër nga shqiptarët në gjithë botën.

Por në fund të fundit si përkthehen në para këto klikime?! Sipas burimeve te "Panorama", në çdo 1 milion klikime, fitohen 12 milionë lekë të vjetër. Ndërkohë që nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, i afrohen shifrës rreth 150 milionë lekë, të cilat janë fitime të autorit të këngës Alfred Sula dhe këngëtares Silva Gunbardhi, një shumë kjo marramendëse për tregun muzikor shqiptar, që nuk është shumë i madh.

Suksesi i Silvës kishte ngjallur shumë reagime te shqiptarët për shkak të numrit të madh të klikimeve, por këngëtarja ishte pergjigjur jave ne pare: “Youtube i kontrollon klikimet përpara publikimit, jap fjalën time që këto klikime janë 100% të pastra. Edhe “Gangam style” nuk ishte në gjuhë angleze, por u bë hit, andaj nuk e di se si disa nuk i gëzohen këtij suksesi. Jam pjesë e një kontrate dhe paguhem për klikimet e këngëve. Nëse do të ishin klikimet e shtuara, atëherë kjo nuk do të ndodhte sepse janë lehtësisht të dallueshme vjedhjet."

Rasti i këngës konsiderohet sensacion, pasi këto klikime janë arritur vetëm brenda dy muajsh, rasti i parë krahasuar edhe me këngën e Sinan Hoxhës dhe Medës, që arritën një numër të madh klikimesh, por në kohështrirje më të gjatë, për gati një vit. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›