Mediu dhe Duka në Lushnjë: T’ia rikthejmë bashkinë qytetarëve

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partisë Agrare, Agron Duka, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, kanë zhvilluar një takim elektoral me zgjedhësit në qytetin e Lushnjes.
Kreu i agrarëve Duka, në fjalën e tij, theksoi se bashkë me kreun e PR-së Mediu, po punojnë për listën e këshilltarëve, dhe se pjesë e garës së tyre është edhe mbështetja për kandidatin e “BF”-së për kryebashkiak, Eduard Sharka.
Ndërsa Mediu theksoi se qeveria socialiste po përdor shtetin duke ushtruar presion mbi administratën dhe qytetarët.
“Ne në Lushnjë, për fat të mire, kemi qenë gjithmonë opozitë e bashkuar, jemi konsultuar dhe kemi pasur rezultate sa herë kemi qenë të bashkuar. Shpresoj, dhe jam i bindur, se me këtë bashkim, me këtë mbështetje dhe me ketë frymë që kemi, do ja dalim ti rikthejmë bashkinë e Lushnjës qytetarëve,”– tha Sharka, kandidat i “BF”-së për kryebashkiak.
/rtsh.al/