Mediu jep lejen mjedisore për gazin e TAP në 83 komuna
Projekti
Pas më shumë se dy muajsh, ministri i Mjedisit lëshon autorizimin
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) bëri me dije dje se Vlerësimi i tij i Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) është aprovuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe se Leja Mjedisore për Projektin TAP në Shqipëri është publikuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit. Dokumenti i dorëzuar për aprovim më 21 janar i është nënshtruar një procesi rigoroz shqyrtimi dhjetëjavor, gjatë të cilit janë organizuar tri dëgjesa me publikun nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave me personat e ndikuar nga tubacioni TAP. Me synim hartëzimin e të gjithë efekteve mjedisore, kulturore ose social-ekonomike të mundshme të gazsjellësit, VNMS-ja e TAP-it përfshin masa për të shmangur dhe lehtësuar çdo ndikim të mundshëm që gazsjellësi mund të shkaktojë gjatë dhe pas ndërtimit të tij. Dhënia e kësaj licence e çon projektin një hap më afër përfundimit, përmes specifikimit të kritereve ndërtimore dhe operative që duhet të përmbushen nga ekipi menaxhues, në mënyrë që projekti të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin mjedisor shqiptar. Përpara dorëzimit për aprovim, TAP-i i ka shpërndarë dokumentin e tij të plotë të VNMS banorëve të rreth 83 komuniteteve në rajonet e Korçës, Skraparit, Beratit, Fierit, si edhe OJF-ve shqiptare. Janë mbajtur 23 konsultime me publikun me palët vendore të interesit përgjatë korridorit të TAP-it, proces në të cilin u përfshinë njësitë e qeverisjes vendore. Këto njësi së bashku me ekipin e projektit diskutuan raportin me këshillat e 83 komunave të vendosura përgjatë korridorit të gazsjellësit duke lëshuar vendime formale në mbështetje të projektit TAP. U mbajtën gjithashtu konsultime publike me OJF-të dhe institucionet e qeverisjes qendrore.
Mediu jep lejen mjedisore për gazin e TAP në 83 komuna burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email