Aksident në aksin Laç-Patok, makina me 15-vjeçarë del nga rruga
Dy persona janë plagosur rëndë pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas. Ngjarja ndodhi në aksin Laç- Patok, pasditen e së dielës.
Makina tip "Reno" me targa të huaja që drejtohej nga 15-vjeçari Marsel Burro nga Laçi ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë.
Për pasojë të aksidentit mbeti i plagosur 15-vjeçari që drejtonte automjetin dhe bashkëmoshatari Benard Marashi që udhëtonte si pasagjer. të dy të plagosurit janë nga qyteti i Laçit.
Të rinjtë kanë marrë plagë të rënda dhe për pasojë janë dërguar me urgjencë për në spitalin ushtarak të Tiranës. Bluzat e bardha thonë se dy 15-vjeçarët janë në gjendje kritike për jetën.
Polica e Kurbinit e cila mbërriti menjëherë në vendit e ngarjes bën të ditur se shkak i aksdentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën levizte mjeti si dhe humba e kontrollit nga drejtuesi.
Kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve në rrugët e Kurbinit çka sjell në vëmendjen e policisë masa më të ashpra ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.