Kuvendi i ri i Shqipërisë, Jozefina Topalli rizgjidhet kryetare e tij

Tiranë, 8 shtator NOA Foto UPDATE - Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në katër vitet e ardhshme do të jetë deputetja Jozefina Topalli.
Kuvendi i ri i Shqipërisë në seancën e dytë të tij ka votuar me votim të fshehtë për kandidaturën e vetme të propozuar nga PD, Jozefina Topallin.
Në votim morën pjesë 75 deputetë, dhe vetëm njëri prej tyre votoi kundër këtij propozimi.
Sipas procedurës, 15 deputetë të PD-së paraqitën sot me shkrim në sekretarinë e përkohshme të kuvendit, propozimin e tyre për Jozefina Topallin si kryetare e Kuvendit.Votimi u zhvillua i fshehtë.
Votimi u drejtua nga një komisioni votimi i përbërë nga 5 deputetë.
Më tej drejtuesi i seancës thirri kryetaren e zgjedhur me votë për tu ulur në karrigen e tij.
Në fjalën e saj, zonja Topalli falënderoi gjithë deputetët që e votuan dhe u uroi atyre punë të mbarë në legjislaturën e re.
Topalli shprehu keqardhjen për mungesën e socialistëve në sallën e kuvendit për të justifikuar siç tha ajo votën e popullit.
Jam e bindur se ne do të bashkëpunojmë me ta. Sepse ne në fund të fundit jemi qytetarë të këtij vendi. Unë i ftoj sërish deputetët e opozitës të vijnë në sallë për të bashkëpunuar me ne. Është një nder të jesh një ndër 140 deputetët e kuvendit të Shqipërisë, tha Topalli.
Seanca e radhës pritet të thirret kur kabineti i ri të dalë me dekretet përkatëse nga presidenti i Republikës, i cili do të ngarkojë kryeministrin në detyrë Sali Berisha për formimin e qeverisë së re.
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")