E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mediu nën akuzë për “Gërdecin”/ Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet për dosjen “Gërdeci”, hetime që u rihapën pas padisë së bërë nga familjarët e viktimave.

Burime nga SPAK bënë të ditur se ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Ky vendim i prokurorit të çështjes Klodian Braho po i komunikohet zotit Mediu, në prani të avokatëve të tij Ardian Visha dhe Henrik Ligori.

Ish-ministri i Mbrojtjes u hetua edhe pas tragjedisë së Gërdecit ku mbetën të vrarë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë. Por ai arriti që t’i shpëtojë ndjekjes penale, për shkak të imunitetit që gëzonte si deputet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›