Mediu nga Kamza: Sot është në pikëpyetje e ardhmja e vendit

Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë zhvilluar një takim në Kamëz këshilltarët e partive të opozitës dhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Kamëz, Arjan Hoxha.
Mediu theksoi se është e domosdoshme që çdo votë për këshilltarë të jetë dhe votë për kandidatin Arjan Hoxha.
“Pavarësisht presionit të qeverisë ne duhet të luftojmë që çdo qytetarë të votojë dhe t’i mbrojmë votën dhe këtë duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Sot është në pikëpyetje e ardhmja e vendit dhe pluralizmi politik”, tha Mediu.
Duka po ashtu thekoi se Arjan Hoxha nuk është kandidat vetëm i “Bashkë Fitojmë” por i gjithë opozitës.
“ Ne nuk mund të lejojmë që ky vend të shkatërrohet dhe kontrollohet nga një njeri i vetëm. Ky pushtet po shkatërron Shqipërinë”, tha Duka.
/rtsh.al/