E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medof, rritet lista e te mashtuarve ne skemen piramidale

Lista e viktimave te skemes piramidale te ish-presidentit te Nasdakut, eshte shume e gjate nga sa mendohej fillimisht. Gjate deponimit te tij pas arrestimit, Bernard Medof i tha FBI-se se kishte gjithsej 25 kliente.

Por sipas “Associated Press”, hetimet po nxjerrin ne pah se mund te jene me qindra e ndoshta me mijera njerezit qe kane humbur parate nga skemen “Ponci” te aplikuar prej tij.

Fondacione, shoqata dhe institucione kane reklamuar humbje nga investimet e tyre te Medof, keshilltar investimesh ne “Wall Street”.

Nje shoqate bamiresie hebreje ne Masacusets beri te ditur se ka humbur 8 milione dollare. Madje edhe nje banke njoftoi se ne rrezik ka asete te klienteve me vlere 47,5 milione dollare.

Po ashtu mes 50 miliarde dollareve qe FBI-ja beson se ai ka vjedhur, jane dhe 15% e fondeve te pensionit ne kontese Feirfilld te Konektikatit.

Keto institucione i besuan kapitalin e tyre 70-vjecarit Medof, edhe pse gezonte nje reputacion te perzjere mes investitoreve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›