E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajlande, lideri i opozites zgjidhet kryeminister

Parlamenti tajlandez pas nje periudhe te gjate trazirash ka zgjedhur kryeministrin e ri te vendit. Udhëheqësi i partisë demokrate opozitare, Abhisit Vejajiva fitoi me 40 vota ne nje seance të jashtëzakonshme parlamentare, duke u bërë kryeministri i tretë i vendit brenda një viti.

Perballe tij ishte kandidati i koalicionit në pushtet, Praha Promnog, aleat i ish-kryeministrit Shinauatra.

Abhisiti, i cili mbështeti protestat anti-qeveritare të cilat shkaktuan mbylljen e aeroportit të Bangokut për tetë ditë rresht gjatë këtij muaji do të zëvendësojë ne detyre Somcai Uongsauat.

Ai dha dorëheqjen si kryeministër i vendit në fillim të muajit pasi një gjykatë vendase e kishte shpallur partinë e tij dhe partitë e koalicionit që ai drejton si fajtorë për vjedhje votash.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›